Emërimi i Dekanit, Zv. Dekanit dhe Përgjegjëses së DDBH

Në vijim të zgjedhjeve të realizuara pranë Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit, sot Rektorit i UST-së Prof. Dr. Agron KASA emëroi Dekanin Prof.Dr. Robert ÇINA.

Në fjalën e tij, Rektori Prof. Kasa theksoi rëndësinë e krijimit të këtij fakultetit të ri në universitetin tonë, i cili në të ardhmen padyshim do të jetë një mundësi reale dhe e konsoliduar për të gjitha ata student që do të zgjedhin të studiojnë shkencat e rehabilitimit.

Nga ana e tij, Prof.ÇINA falenderoi stafin e studentët për mbështetjen dhe besim që i dhanë në drejtimin e Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit. Më pas ai emëroi dhe Zv/Dekanin Dr. Genti PANO dhe Drejtuesen e Departamentit të Disiplinave Mjekësore dhe Humane në FSHR Dr. Oltiana PETRI.

Blog Attachment