FSHR
  • Office 365 Login
  • Login në Portal
  • Albanian
  • English
  • Fakulteti
    • Rreth Fakultetit
    • Rregulloret
    • Dekani
    • Zv. Dekani
    • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
      • Rreth Njësisë
      • Rregullorja
      • Raportet
    • Zyra e Këshillimit, Informimit e Orientimit të Studentëve
      • Rreth Zyrës
      • Informacione
  • Departamentet
    • Departamenti i Shkencave Biomjeksore dhe Humane
    • Departamenti i Kineziologjisë
    • Departamenti i Rehabilimit
  • Programet
    • Bachelor
    • Master Profesional
    • Master Shkencor
    • Doktoratura
  • Studentët
    • Pranime
    • Rregullore
    • Njoftime
    • Datat e provimeve
    • Orari
    • Kuotat, tarifat dhe formularët
    • Alumni

Msc. Andromeda Lalaj

Departamenti i Kineziologjisë

Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

 alalaj@ust.edu.al 

  • Short Bio
  • Fusha e interesit kërkimor
  • Mësimdhënia
  • Puna kërkimore

Short Bio

Andromeda Lalaj (Keci), fizioterapiste dhe As. Lektore në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit, UST. Me një passion të madh për fushën e shëndetit dhe ndihmën ndaj të tjerëve është diplomuar në programin Bachelor dhe Master Shkencor, dega fizioterapi pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësise Tiranë. Andromeda ka punuar si pedagoge e jashtme që në vitin 2018 për të ndihmuar studentët në zhvillimin e tyre akademik. Ajo ka përvojë në përgaditjen dhe zhvillimin e materialeve mësimore, si dhe është e përkushtuar për të ndihmuar studentët të arrijnë suksesin akademik dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e tyre të studimit.

Andromeda gjithashtu ka përfunduar disa trajnime për të zgjeruar njohuritë e saj lidhur me patologjitë e dyshemese pelvike dhe inkontinencën urinare post-partum, teknikat e testimit muscular, metoda rehabilituese PNF, limfodrenazhi manual, terapia manuale në disfunksionet temporomandibulare, kineziotaping etj. Ajo është e përditësuar në përdorimin e teknologjisë në arsim dhe në metodat e kërkimit shkencor ku aktualisht është dhe në proces doktorature në fushën “Aktiviteti fizik dhe Shëndeti” me temën “Efektiviteti i ushtrimeve oculomotore në kohën e reagimit dhe balancës tek sportistët” duke mundësuar kështu rritje profesionale dhe strategji efektive në mësimdhënie në shërbim të studentëve.

Fusha e interesit kërkimor

  • Rehabilitimi në patologjitë sportive
  • Neurologji
  • Ortopedi&Traumatologji

Mësimdhënia

01/2021- vazhdim    As. Lektore në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit, Universiteti i Sporteve të Tiranës

05/2021-09/2021       Pedagoge e brendshme në Universitetin Aldent, Tiranë

03/2020-05/2021       Pedagoge e jashtme në Universitetin Aldent, Tiranë

10/2018–06/2021      Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Puna kërkimore

2023                           Autore kontributore e artikullit me temë “The role of proprioceptive

neuromuscular fascilitation, hydrotherapy, plyometric, proprioception exercises and Kinesio Taping in ankle distortion”. FIZIOinfo Journal, 23(33), 32-35. ISSN 1847 – 4888. http://www.hzf.hr/src/assets/fizioinfo/Fizioinfo1_2023.pdf

17-18/11/2023            Pjesëmarrëse në Konferencën e 4 Ndërkombëtare Shkencore në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, Prishtinë si autore e parë e punimit “Trajnimi Vizual Sportiv në aftësitë konjitive dhe performancën fizike”.

17-18/11/2023            Pjesëmarrëse në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 6, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Fuqizimi i futbollisteve femra përmes fizioterapisë: Një rishikim literature”.

06/2023                        Autore kontributore e artikullit me temë “The effect of 8-week Dance based aerobic training in reaction time and body composition features”. KOSALB International Journal of Human Movements Science, 2(1), 1–9. https://doi.org/10.5281/zenodo.8073331

05/2022                         Pjesëmarrëse në Konferencën e 7 Internacionale Ballkanike të Shkencave Sportive, Tetovë si autore e parë e punimit me temë “Efektiviteti i lojrave VR në rehabilitimin Sportiv.

28-30/10/2022               Pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare, Shëndeti në Sport dhe Shoqëria, Kosovë si autore e parë e punimit me temë “Technological innovations in physiotherapeutic rehabilitation”.

28-30/10/2022               Pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare, Shëndeti në Sport dhe Shoqëria, Kosovë si autore e kontributore e punimit me temë “The acceptance of telerehabilitation in physical therapy: A systematic review”.

12/2022                      Pjesëmarrëse në Kongresin e IV të Fizioterapisë, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Efikasiteti i terapisë lazer me intensitet të lartë në rehabilitimin e gonartrozës”.

08/2022                      Pjesëmarrëse në Konferencën e I Ndërkombëtare të Fizioterapisë, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Vlerësimi i shërbimit të rehabilitimit dhe ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore në Shqipëri”.

05/2022                      Pjesëmarrëse në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 10, Tiranë si autore e parë e punimit me temë “Rehabilitimi Fizioterapeurik në COVID-19”

11/2019                       Pjesëmarrëse në Konferencën e dytë të Shkencave Teknike Diagnostikuese dhe Rehabilituese, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Terapia muzikore dhe exargaming në fëmijët me ASD”.

05/2019                        Autore e parë e artikullit review “Role of Rehabilitation in Neural Plasticity” në Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences. https://doi.org/10.3889/oamjms.2019.295

05/2019                        Pjesëmarrëse në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 6, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Evidentimi i efikasitetit të disa metodave në trajtimin e skoliozës”.              

Kontakto

  • Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Albania

  • Telephone+355 4 2226652

  • email fshr@ust.edu.al

Njësitë kryesore

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
  • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Kërko

©2021 Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit ALL RIGHTS RESERVED KemiNet & iRegister

Follow us