Msc. Jonida Drizaj
Departamenti i Rehabilitimit
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Departamenti i Rehabilitimit
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
PhD(c). Jonida Drizaj, fizioterapist e diplomuar në programin Bachelor dhe Master Shkencor, dega Fizioterapi (2012-2017) pranë Fakultetit te Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Eksperiencën klinike të fituar që nga momenti i fillimit të rrugëtimit të studimeve në degën e fizioterapisë në qendrat spitalore dhe klinika e ka vendosur në funksion të zhvillimit akademik të studentëve. Jonida punon që prej vitit 2018 si pedagoge me kohë të pjesëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Jonida gjithashtu ka kryer një sërë trajnimesh për të zgjeruar njohuritë në fushën e rehabilitimit në teknika të ndryshme si Bobath, PNF në trajtimin e pacientëve neurologjik, trajtimin e patologjive ortopedike, terapi manuale, kineziotape(Rea Tape, Taping Method Standard) etj.
Interesi kërkimor lidhet me efektin që ka rehabilitimi në përmirësimin e problematikave të ndryshme neurologjike,ortopedike apo edhe përmirësimin e performancës sportive. Implementimin e teknikave rehabilituese dhe atyre më bashkëkohore synon ta sjellë edhe me temën e studimve të doktoraturës. Jonida aktualisht është në proces doktorature në fushën “Aktiviteti fizik dhe Shëndeti” me temën “Vlerësimi i efekteve të trajtimeve stabilizuese neuromuskulare dinamike dhe metodave të tjera innovative në problemet e supit tek sportistët”.
1.Shtator 2022 e në vazhdim,personel akademik me kohë të plotë, Asistente lektore pranë Fakultetit të shkencave të Rehabilitimit, Universiteti i Sorteve të Tiranës.
Modulet :
Elektro-terapia
Termo-Hidro-Klima-Terapia
Masazh sportive
Praktika1
2.Shtator 2022 e në vazhdim –Asistente lektore pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, Universiteti I Sporteve të Tiranës.
Modulet:
Terapi lëvizore –Ushtrime
Rehabilitim
3.Shtator 2020 e në vazhdim –personel akademik me kohë të pjesëshme,Asistente lektore pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike,Universiteti I Mjekësisë ,Tiranë.
Lëndët:
“Rehabilitim në Neuropediatri” , Master Shkencor Fizioterapi
“Teknikat special në neuropsikiatri infantile”, Master Profesional ,Fizioterapi
“Rehabilitim në neurologji”, Master Shkencor, Fizioterapi
“Rehabilitim në psikiatri”, Master Shkencor ,Fizioterapi
4.Shtator 2018-2019 – personel akademik me kohë të pjesëshme, Asistente lektore pranë Fakultetit të shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti I Mjekësisë, Tiranë
Lëndët:
“Rehabilitim në reumatologji”,
“Ortoprostetikë”
“Rehabilitim në neurokirurgji”
“Teknikat speciale në reumatologji”