FSHR
  • Office 365 Login
  • Login në Portal
  • Albanian
  • English
  • Fakulteti
    • Rreth Fakultetit
    • Rregulloret
    • Dekani
    • Zv. Dekani
    • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
      • Rreth Njësisë
      • Rregullorja
      • Raportet
    • Zyra e Këshillimit, Informimit e Orientimit të Studentëve
      • Rreth Zyrës
      • Informacione
  • Departamentet
    • Departamenti i Shkencave Biomjeksore dhe Humane
    • Departamenti i Kineziologjisë
    • Departamenti i Rehabilimit
  • Programet
    • Bachelor
    • Master Profesional
    • Master Shkencor
    • Doktoratura
  • Studentët
    • Pranime
    • Rregullore
    • Njoftime
    • Datat e provimeve
    • Orari
    • Kuotat, tarifat dhe formularët
    • Alumni

Msc. Ana Sulaj

Departamenti i Kineziologjisë

Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

asulaj@ust.edu.al             

  • Short Bio
  • Fusha e interesit kërkimor
  • Mësimdhënia
  • Puna kërkimore

Short Bio

Ana Sulaj është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në degën e Fizioterapisë në ciklet “Bachelor” dhe “Master i Shkencave”. Pas përfundimit të studimeve Znj. Sulaj ka ushtruar profesionin e saj si fizioterapiste në klinika të ndryshme private në Tiranë dhe gjithashtu është bërë pjesë e fushës akademike si As. Lektore me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës, në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Që prej Shtator 2021, Ana Sulaj është As. Lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Rehabilitimit, UST. Përpos angazhimeve akademike, ajo prej 2 vitesh është fizioterapiste e ekipeve Kombëtare të Futbollit të Femrave ku jep kontributin e saj në parandalimin dhe rehabilitimin e dëmtimeve sportive. Përkushtimi dhe pasioni për fushën e mësimdhënies dhe rritjeve profesionale e kanë shtyrë Anën të kryejë një sërë trajnimesh lidhur me aplikimet e limfodrenazhit manual, teknikën e DNS (Dynamic Neuromuscular Stabilization), trajtimet sportive me anë të Human Tecar dhe së fundmi ajo është licensuar me Dëshminë e Fizioterapistit Sportiv nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ana ka kontribuar në fushën e kërkimit shkencor duke marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe gjithashtu ajo është Publisher dhe co-Editor në revistën shkencore “Kosalb International Journal of Human Movements Science”. Aktualisht ajo është duke ndjekur studimet në ciklin e tretë të doktoraturës në fushën “Aktikvitet Fizik dhe Shëndet”, në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, UST duke përmbushur ambiciet e saj për arritjen e gradave shkencore.

Fusha e interesit kërkimor

  • Rehabilitimi i dëmtimeve sportive
  • Ortopedi & Traumatologji
  • Neurologji

Mësimdhënia

–          Nëntor 2020 – Shkurt 2021

As/Lektore me kohë të pjesshme në Universitetin e Sporteve të Tiranës, Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit

–          1 Shtator 2021 dhe në vazhdim

As/Lektore me kohë të plotë, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit, Departamenti i Kineziologjisë

 

Puna kërkimore

17-18 Nëntor 2023: Autore e parë e punimit “Dynamic Neuromuscular Stabilization (DNS) in Sport Rehabilitation: A systematic review”, në Konferencën e 4 Ndërkombëtare Shkencore në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, Universiteti Hasan Prishtina.

17-18 Nëntor 2023: Autore kontributore në punimin “Postural Asymmetries in Sports: Literature Review”, në Konferencën e 4 Ndërkombëtare Shkencore në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, Universiteti Hasan Prishtina.

17-19 Nëntor 2023: Autore e parë e punimit “Fuqizimi i futbollisteve femra përmes fizioterapisë: Një rishikim literature”, në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 6 ISBN 9789928479709, Tiranë

17-19 Nëntor 2023: Autore kontributore në punimin “Evaluation of the effect of Dry Needling in the treatment of chronic mechanical neck pain: A literature review”, në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 6 ISBN 9789928479709, Tiranë

29-30 Tetor 2022: .Autore e parë “The acceptance of telerehabilitation in physical therapy: A systematic review” University for Business and Technology – UBT, “International Conference Sport, Health and Society” (2022). UBT International Conference. 1. https://knowledgecenter.ubt-uni.net/conference/2022/bp/1 ISBN 978-9951-550-53-6 Prishtinë, Kosovë

 

29-30 Tetor 2022: Autore kontributore në punimin “Technological innovations in Physiotherapeutic rehabilitation” University for Business and Technology – UBT, “International Conference Sport, Health and Society” (2022). UBT International Conference. 1. https://knowledgecenter.ubt-uni.net/conference/2022/bp/1 ISBN 978-9951-550-53-6 Prishtinë, Kosovë

8 Tetor 2022: Autore e parë e punimit me temë “Pranimi i telerehabilitimit në fizioterapi” në Konferencën e I-rë Ndërkombëtare të Fizioterapisë, zhvilluar në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë.

18-19 Maj 2022: Autore e parë e punimit me temë “Efektiviteti i një protokolli rehabilitues 8 javor në politraumat e regjionit të gjurit Case Study”  në 7th International Balkan Conference in Sport Sciences në Tetovë, Maqedoni.

12-14 Maj 2022: Autore e parë e punimit me temë “Efektiviteti i ushtrimeve të balancës në rritjen e performancës fizike dhe aftësive motorike” në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 10

 

14 Dhjetor 2021: Autore e parë e punimit me temë “Rehabilitimi i artikulacionit të gjurit pas rikonstruksionit kirurgjikal të LKA” në sesionin shkencor “Aktiviteti Fizik dhe Sporti” i zhvilluar në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

 

9-11 Maj 2019: Autore e parë e punimit me temë “Rëndësia e neuroplasticitetit në fizioterapi dhe rehabilitim” në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 6, Tiranë.

Kontakto

  • Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Albania

  • Telephone+355 4 2226652

  • email fshr@ust.edu.al

Njësitë kryesore

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
  • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Kërko

©2021 Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit ALL RIGHTS RESERVED KemiNet & iRegister

Follow us