Dr. Aisel Oseku
Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Phd. Aisel Oseku mori Gradën Shkkencore Doktore Shkencash në Universitetin e Sporteve “ Vasil Levski, Sofje, Bullgari”, në janar të 2023. Mban një Diplomë Bachelor në Shkencat Fizioterapike nga Departamenti i Fizioterapisë (Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë) Tiranë, Shqipëri, në vitin 2010, dhe mori një Diplomë Master në Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore në vitin 2013.
Pas një viti mësimdhënie në Universitetin e Sporteve të Tiranës, Fakulteti i Aktivitetit Fizik dhe Rekreacionit, iu bashkua ekipit të Barleti Volley në vitin 2012.
Trajnimi i saj klinik profesional, i zhvilluar në Qendrën Dokita ZKM, (Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë) në Tiranë, prej më shumë se 10 vitesh, e ka lejuar atë të marrë ekspertizë specifike në fushën e rehabilitimit të pacientëve me sëmundje neurologjike, kronike, degjenerative, pacientët ortopedikë dhe politraumatikë.
Fusha e saj kërkimore shqyrton forcën dhe lëvizjet mekanike, korrigjimin e dëmtimeve dhe promovon lëvizshmërinë, funksionin dhe cilësinë e jetës përmes ekzaminimit, diagnozës, prognozës dhe ndërhyrjes fizike.
Në gusht të vitit 2014 iu bashkua Kombëtares së Futbollit të Femrave deri më skurt të 2022 pasi iu bashkua Organizatës Kombëtare të Antidopingut të Shqipërisë.
Prej vitit 2011 është pedagoge në kursin e diplomës për Fizioterapi në Universitetin e Sporteve të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit.