Msc. Ilvi Begolli
Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Ilvi Begolli u lind në Tiranë,Shqipëri në vitin 1985.Eshtë diplomuar në Universitetin’Zoja e Këshillit të Mirë’ -Tor Vergata (Rome) në Fakultetin e Mjekësisë ,dega fizioterapi në vitin 2008.
Më pas ne vitin 2011 kreu studimet pas universitare me titull ‘Mastet Profesional’në Universitetin ’Zoja e Këshillit të Mirë’ -Tor Vergata (Rome) me titull ‘Management per il funzioni di coordinamento nel’ambito sanitario në Fakultetin e Fizioterapise.
Në vitin 2017 ka përfunduar studimet shkencore me titull ‘Master I Shkencave’ në ‘Universitetin e Mjekësisë’Tiranë dega Fizioterapi.
Në vitin 2023 regjistrohet në ciklin e tretë të studimeve me titull Doktorature Phd në Fakultetin e Shkencave të lëvizjes’pranë ‘Universitetit të Sporteve’ të Tiranës.
Karriera e z.Begolli si fizoterapist filloi në vitin 2007-2008 si një nga studentet e dalluar pranë Universitetit Zoja e Keshillit te Mire në ‘Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ‘ në Spitalin Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë.’
Në vitin 2009 mori rolin e pedagogut të brendshëm pranë Universitetit ‘Zoja e Këshillit të Mirë dhe një vit më vonë u emërua si ‘Përgjegjës I Klinikës dhe Tutor klinik’ I degës së Fizioterapisë pranë këtij universiteti.
Në vitin 2014 themelon klinikën e tij private ‘Orthomed Sport’ ku shumë fizioterapistë janë punësuar ndër vite pranë kësaj qëndre.
Në vitin 2015 bëhet pjesë e ekipit Kombëtar të Futbollit për tu larguar në vitin 2017.
Në vitin 2019 emërohet si Shef I Shërbimit te ‘Klinikës së Rehabilitimit Fizioterapeutik’ pranë Qëndres Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë post të cilin e zotëron dhe sot.
Ne vitin 2020 rimerr postin e fizioterapistit prane Ekipit Kombëtar A të futbollit dhe bëhet themelues I Departamentit Mjekësise Sportive pranë Federates Shqiptare të Futbollit duke mbajtur postin e Koordinatorit të këtij departamenti,post të cilin e zotëron aktualisht.
Ne vitin 2020 emërohet në rolin e pedagogut të brendshëm në ‘Fakultetin e Shkencave te Rehabilitimit pranë ‘ Universitetit të Sporteve të Tiranës’ post të cilin e mban dhe sot.
Z.Begolli ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë konferenca e seminare brenda dhe jashtë vendit duke u bërë dhe përfaqësues I UEFA-s për programet që ajo zhvillon në vendin tonë në fushën e mjekësisë.
Gjthashtu ai ka ideuar implementimin e figurës së fizioterapistit në Kujdesin Shëndetësor Parësor në rang vendi duke bërë të mundur punësimin e shumë fizioterapistëve.
Vlen per tu theksuar një eksperiencë radiofonike në vitin 2007 pranë Radio’Iliria’ 92 MHz ku ai ka pasur rolin e prezantuesit në një emision sportiv.
Flet rrjedhshëm gjuhën franceze, angleze dhe atë italiane
Fusha kërkimore e tij përqëndrohet në fushën e mjekësisë sportive, korrigjimin e problematikave sportive dhe kryesisht ato muskulo-skeletale, duke rritur nivelin e performancës dhe duke ulur kohën e dëmtimit dhe rritur cilësinë e lojës përmes ekzaminimit, diagnozës, prognozës dhe ndërhyrjes fizike.
|
2009 – 2012 |
| Pedagog i jashtem prane Kolegjeve Universitare “Medicom” |
| Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise per lendet: Rehabilitimi kardiopulmonar, Rehabilitimi ne traumatologjine sportive, Elektro-terapia ne Fizioterapi |
|
2010 – 2012 |
| Pedagog i jashtem prane Universitetit Amerikan te Tiranes (UAT) |
| Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise per lendet: Rehabilitimi kardiopulmonar, Rehabilitimi ne traumatologjine sportive. |
|
2013 – 2014 |
| Pedagog i jashtem prane Universitetit privat “Kristal” |
| Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise per lendet: Rehabilitimi kardiopulmonar, Rehabilitimi ne traumatologjine sportive, Rehabilitimi ne ortopedi. |
| 2010 – 2012 |
| Pedagog i brendshem prane Universitetit “Zoja e Keshillit te Mire” |
| Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise, organizim i leksioneve dhe seminareve. Lendet: Shkencat Rehabilituese, Rehabilitim i pacienteve me djegie dhe transplant, Shkencat Infermieristike, etj.
Themelues dhe anetar i shoqates universitare “Studenti Laureati” |
Mesimdhenie prane deges se bachelor ,rehabilitimi i pacientit neurologjik Mesimdhenie prane deges master shkencor,rehablitimi ne ortopedi.Terapia fizike Universiteti “Aldent” |
| 2019-2022 | |
Pedagog i jashtem prane universitetit privat ‘Albanian University’ Mesimedhenie prane deges bachelor,rehabilitimi i pacientit neurologjik Mesimdhenie prane deges master profesionale ‘Terapi Manuale’ |
| 2021 |
| As/Lektor
Universiteti i Sporteve te Tiranes |
| Mesimdhenie prane Fakultetit te Shkencave te Rehabilitimit moduli ‘Rehabiltimi i Aparatit lokomotor’
Mesimdhenie prane Fakultetit te Levizjes moduli ‘Traumatologji Sportive’ |
PREVENTION OF INDIRECT MUSCLE INJURIES: MULTIDISCIPLINARY INSTRUMENTAL DIAGNOSTICS, SPORTS GNATHOLOGY, DENTAL POSTUROLOGY IN SPORT PREVENÇÃO DE LESÕES MUSCULARES INDIRETAS: DIAGNÓSTICO INSTRUMENTAL MULTIDISCIPLINAR, GNATOLOGIA DO ESPORTE, POSTUROLOGIA ODONTOLÓGICA NO ESPORTE Ilvi Begolli1* , Jacopo Cecarelli2 , Greta Colaiacovo2 , Antonio Imeneo2,3 , Manuel Lucarelli2 , Denis Paolozzi4 , Giulio Rattazzi2 , Rev Ciên Saúde 2020;5(3):77-86
MENAXHIMI FIZIOTERAPEUTIK I PACIENTËVE
TË HOSPITALIZUAR NË PAVIONET COVID
Enea Miho1,2, Endri Thanasaj1,2, Endrit Mone1,2, Roen Xhaferaj1,2, Najada Çomo3
,Ermira Zeçishti1,2, Ilvi Begolli1,2
1Klinika e Rehabilitimit Fizioterapeutik QSUT
2Njësia e Rehabilitimit të Sëmundjeve të Brendshme
3 Shërbimi i Sëmundjeve Infektive
Volume 6 ▪ Number 1 ▪ 2022 fq 30-36 Number 1, Volume 6, 2022 ISSN print: 2521-0319; ISSN online: 2521-0327
“Klasifikimi Nderkombetar i Funksionit, Aftesise se Kufizuar dhe Shendetit”
Botim i mundesuar nga Organizata Boterore e Shendetesise. Tirane, 2012