Msc. Andromeda Lalaj
Departamenti i Kineziologjisë
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Departamenti i Kineziologjisë
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Andromeda Lalaj (Keci), fizioterapiste dhe As. Lektore në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit, UST. Me një passion të madh për fushën e shëndetit dhe ndihmën ndaj të tjerëve është diplomuar në programin Bachelor dhe Master Shkencor, dega fizioterapi pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësise Tiranë. Andromeda ka punuar si pedagoge e jashtme që në vitin 2018 për të ndihmuar studentët në zhvillimin e tyre akademik. Ajo ka përvojë në përgaditjen dhe zhvillimin e materialeve mësimore, si dhe është e përkushtuar për të ndihmuar studentët të arrijnë suksesin akademik dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e tyre të studimit.
Andromeda gjithashtu ka përfunduar disa trajnime për të zgjeruar njohuritë e saj lidhur me patologjitë e dyshemese pelvike dhe inkontinencën urinare post-partum, teknikat e testimit muscular, metoda rehabilituese PNF, limfodrenazhi manual, terapia manuale në disfunksionet temporomandibulare, kineziotaping etj. Ajo është e përditësuar në përdorimin e teknologjisë në arsim dhe në metodat e kërkimit shkencor ku aktualisht është dhe në proces doktorature në fushën “Aktiviteti fizik dhe Shëndeti” me temën “Efektiviteti i ushtrimeve oculomotore në kohën e reagimit dhe balancës tek sportistët” duke mundësuar kështu rritje profesionale dhe strategji efektive në mësimdhënie në shërbim të studentëve.
01/2021- vazhdim As. Lektore në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit, Universiteti i Sporteve të Tiranës
05/2021-09/2021 Pedagoge e brendshme në Universitetin Aldent, Tiranë
03/2020-05/2021 Pedagoge e jashtme në Universitetin Aldent, Tiranë
10/2018–06/2021 Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
2023 Autore kontributore e artikullit me temë “The role of proprioceptive
neuromuscular fascilitation, hydrotherapy, plyometric, proprioception exercises and Kinesio Taping in ankle distortion”. FIZIOinfo Journal, 23(33), 32-35. ISSN 1847 – 4888. http://www.hzf.hr/src/assets/fizioinfo/Fizioinfo1_2023.pdf
17-18/11/2023 Pjesëmarrëse në Konferencën e 4 Ndërkombëtare Shkencore në Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, Prishtinë si autore e parë e punimit “Trajnimi Vizual Sportiv në aftësitë konjitive dhe performancën fizike”.
17-18/11/2023 Pjesëmarrëse në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 6, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Fuqizimi i futbollisteve femra përmes fizioterapisë: Një rishikim literature”.
06/2023 Autore kontributore e artikullit me temë “The effect of 8-week Dance based aerobic training in reaction time and body composition features”. KOSALB International Journal of Human Movements Science, 2(1), 1–9. https://doi.org/10.5281/zenodo.8073331
05/2022 Pjesëmarrëse në Konferencën e 7 Internacionale Ballkanike të Shkencave Sportive, Tetovë si autore e parë e punimit me temë “Efektiviteti i lojrave VR në rehabilitimin Sportiv.
28-30/10/2022 Pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare, Shëndeti në Sport dhe Shoqëria, Kosovë si autore e parë e punimit me temë “Technological innovations in physiotherapeutic rehabilitation”.
28-30/10/2022 Pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare, Shëndeti në Sport dhe Shoqëria, Kosovë si autore e kontributore e punimit me temë “The acceptance of telerehabilitation in physical therapy: A systematic review”.
12/2022 Pjesëmarrëse në Kongresin e IV të Fizioterapisë, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Efikasiteti i terapisë lazer me intensitet të lartë në rehabilitimin e gonartrozës”.
08/2022 Pjesëmarrëse në Konferencën e I Ndërkombëtare të Fizioterapisë, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Vlerësimi i shërbimit të rehabilitimit dhe ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore në Shqipëri”.
05/2022 Pjesëmarrëse në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 10, Tiranë si autore e parë e punimit me temë “Rehabilitimi Fizioterapeurik në COVID-19”
11/2019 Pjesëmarrëse në Konferencën e dytë të Shkencave Teknike Diagnostikuese dhe Rehabilituese, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Terapia muzikore dhe exargaming në fëmijët me ASD”.
05/2019 Autore e parë e artikullit review “Role of Rehabilitation in Neural Plasticity” në Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences. https://doi.org/10.3889/oamjms.2019.295
05/2019 Pjesëmarrëse në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore 6, Tiranë si autore kontributore e punimit me temë “Evidentimi i efikasitetit të disa metodave në trajtimin e skoliozës”.