Msc. Elizabeta Dodaj
Departamenti i Rehabilitimit
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Departamenti i Rehabilitimit
Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
Elizabeta Dodaj fizioterapiste dhe As.Lektore në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit, UST. Dëshira për mjekësinë udhëhoqi karrierën e saj në fushën e fizioterapisë, duke u diplomuar në Bachelor dhe Mastër Shkencor në Fizioterapi, 2013-2018. Udhëtimi profesional prej 5 vitesh filloi në një nga mjediset më sfiduese të kujdesit shëndetsor si Spitali Universitar i Traumës (2021-2023) dhe Spitali Neuropsikiatrik (2018-2021) duke demostruar empati dhe aftësi në trajtimin e rasteve pas traumave komplekse. Si pedagoge e brendshme ndan njohuritë dhe përvojën klinike me studentët duke i udhëhequr drejt të mësuarit praktik dhe përmirësuar aftësitë në fushën e rehabilitimit përmes ofrimit të literatuës më të fundit dhe teknikave më inovative. Elizabeta ka kryer një sërë trajnimesh si terapia manuale, teknikën Bobath, menaxhimi post traumatik, kinesiotaping, fizioterapia në geriartri etj. Synon të kontribuoje në implementimin dhe zhvillimin e metodave të reja të rehabilitmit dhe të mbajë të lidhur praktiken klinike dhe hulumtimin akademik.
Aktualisht është në proces doktorature në fushën “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti“ me temën “Efekti i ushtrimeve specifike dhe kinesio taping në përmirësimin e balancës dhe kërcimin vertikal tek sportistët me instabilitet të artikulacionit talokrural“
Fakuteti I Shkencave të Rehabilitimit,
Universiteti I Sporteve të Tiranës
Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike,
Universiteti `Aleksandër Xhuvani`