Prof. Asc. Dr. Genti Pano
Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane
Prof. Asc. Dr. Genti Pano, ka lindur në 16 Qershor 1983 në qytetin e Pogradecit. Në vitet 2001-2005 kryen studimet Universitare në, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, sot “Universiteti i Sporteve të Tiranës”, ku Diplomohet dhe merr titullin: “Mësues i Edukimit Fizik” në Specialitetin, “Volejboll”. Në vitin 2001 aktivizohet si Gjyqtar Volejbolli pranë “Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe në vitin 2009 merr titullin “Gjyqtar Kategorisë së I-rë”. Në vitin 2010 merr titullin “Gjyqtar i Kategorisë Ndërkombëtare” në Volejbollin e Plazhit (Beachvolleyball). Në vitet 2007-2009 kryen studimet dhe Diplomohet në, “Master Europian” në “Shëndet dhe Aktivitet Fizik” në Universitetin Italian të Sportit dhe Lëvizjes “Foro Italico” Romë. Në vitin 2008 merr Diplomë nga Universiteti i Danimarkës së Jugut. Programi: Popullsi specifike: Të rinjtë dhe Aktiviteti Fizik ku merr certifikatë nga Universiteti i Danimarkës së Jugut. Programi Intensiv “ERASMUS” për: Aktivitetin Fizik dhe Fëmijët në Raport me Obezitetin dhe Shëndetin (Internshipi i Masterit Europian). Në vitin 2008 merr certifikatë nga Universiteti Gjerman i Sportit në Këln, “Programi i Masterit Europian në Shëndet dhe Aktivitet Fizik (Internshipi i Masterit Europian). Që prej Marsit 2010 deri Shtator 2020 punon si punonjës kërkimor shkencor/lektor në “Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit”, “Departamenti i Veprimtarisë Fizike Shëndetit dhe Rekreacionit” pjesë e UST. Në tetor të vitit 2018, mbron dhe fiton titullin “Doktor” në Shkenca Sportive. Në Maj të vitit 2023 fiton titullin akademik “Profesor i Asociuar”. Në shtator të vitit 2020 kalon si lektor pranë Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit, Departamenti i Disiplinave Biomjekësore dhe Humane. Aktualisht mban postin e Zv. Dekanit të këtij Fakulteti.
Puna kërkimore: 5 vitet e fundit
Tema: “Effects of Exercise and Vibration Therapy on Body Composition in β-Thalassemia Patients.
Lista e referimeve në veprimtari shkencore 5 vitet e fundit
treatment” Case study.
of Human Sport and Exercise”, Spanjë. ISSN: 1988-5202.
Maison du Savoir.
Forum, UK. https://unitedresearchforum.com/physiotherapy-conference-2021/
with ASD and DS”.
june-30/
healthiness and fitness across the lifespan. September 12–15, 2018, Otto von Guericke University
shkencor të konferencës: Faqe: 72
in 18-30 old subjects
10.Dr. Andis Bogdani; Dr. Genti Pano