FSHR
  • Office 365 Login
  • Login në Portal
  • Albanian
  • English
  • Fakulteti
    • Rreth Fakultetit
    • Rregulloret
    • Dekani
    • Zv. Dekani
    • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
      • Rreth Njësisë
      • Rregullorja
      • Raportet
    • Zyra e Këshillimit, Informimit e Orientimit të Studentëve
      • Rreth Zyrës
      • Informacione
  • Departamentet
    • Departamenti i Shkencave Biomjeksore dhe Humane
    • Departamenti i Kineziologjisë
    • Departamenti i Rehabilimit
  • Programet
    • Bachelor
    • Master Profesional
    • Master Shkencor
    • Doktoratura
  • Studentët
    • Pranime
    • Rregullore
    • Njoftime
    • Datat e provimeve
    • Orari
    • Kuotat, tarifat dhe formularët
    • Alumni

Msc. Ilvi Begolli

Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane

Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

ibegolli@ust.edu.al

  • Short Bio
  • Fusha e interesit kërkimor
  • Mësimdhënia
  • Puna kërkimore

Short Bio

Ilvi Begolli u lind në Tiranë,Shqipëri në vitin 1985.Eshtë diplomuar në Universitetin’Zoja e Këshillit të Mirë’ -Tor Vergata (Rome) në Fakultetin  e Mjekësisë ,dega fizioterapi në vitin 2008.

Më pas  ne vitin 2011 kreu studimet pas universitare  me titull ‘Mastet Profesional’në Universitetin ’Zoja e Këshillit të Mirë’ -Tor Vergata (Rome) me titull ‘Management per il funzioni di coordinamento nel’ambito sanitario në Fakultetin e Fizioterapise.

Në vitin 2017 ka përfunduar studimet shkencore me titull ‘Master I Shkencave’ në  ‘Universitetin e Mjekësisë’Tiranë dega Fizioterapi.

Në vitin 2023 regjistrohet  në ciklin e tretë të studimeve me titull Doktorature  Phd në Fakultetin e Shkencave të lëvizjes’pranë ‘Universitetit të Sporteve’ të Tiranës.

Karriera e z.Begolli si fizoterapist  filloi në vitin 2007-2008  si një nga studentet e dalluar pranë Universitetit Zoja e Keshillit te  Mire në    ‘Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive ‘ në Spitalin Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë.’                                                                         

 Në vitin 2009 mori rolin e pedagogut të brendshëm pranë Universitetit ‘Zoja e Këshillit të Mirë dhe një vit më vonë u emërua si ‘Përgjegjës I Klinikës dhe Tutor klinik’ I degës së Fizioterapisë pranë këtij universiteti.

Në vitin 2014 themelon klinikën e tij private ‘Orthomed Sport’ ku shumë fizioterapistë janë punësuar ndër vite pranë kësaj qëndre.

Në vitin 2015 bëhet pjesë e ekipit Kombëtar të Futbollit për tu larguar në vitin 2017.

Në vitin 2019 emërohet si Shef I Shërbimit te ‘Klinikës së Rehabilitimit Fizioterapeutik’ pranë Qëndres Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë post të cilin e zotëron dhe sot.

Ne vitin 2020 rimerr postin e fizioterapistit prane Ekipit Kombëtar A të futbollit dhe bëhet themelues I Departamentit Mjekësise Sportive pranë Federates Shqiptare të Futbollit duke mbajtur postin e Koordinatorit të këtij departamenti,post të cilin e zotëron aktualisht.

Ne vitin 2020 emërohet në rolin e pedagogut të brendshëm në ‘Fakultetin e Shkencave te Rehabilitimit pranë ‘ Universitetit të Sporteve të Tiranës’ post të cilin e mban dhe sot.

Z.Begolli ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë konferenca e seminare brenda dhe jashtë vendit duke u bërë dhe përfaqësues I UEFA-s për programet që ajo zhvillon në vendin tonë në fushën e mjekësisë.

Gjthashtu ai ka ideuar implementimin e figurës së fizioterapistit në Kujdesin Shëndetësor Parësor në rang vendi  duke bërë të mundur punësimin e shumë fizioterapistëve.

Vlen per tu theksuar një eksperiencë radiofonike në vitin 2007 pranë Radio’Iliria’ 92 MHz ku ai ka pasur rolin e prezantuesit në një emision sportiv.

Flet rrjedhshëm gjuhën franceze, angleze dhe atë italiane

Fusha e interesit kërkimor

Fusha kërkimore e tij  përqëndrohet në fushën e mjekësisë sportive, korrigjimin e problematikave sportive dhe kryesisht ato muskulo-skeletale, duke rritur nivelin e performancës dhe duke ulur kohën e dëmtimit dhe rritur cilësinë e lojës përmes ekzaminimit, diagnozës, prognozës dhe ndërhyrjes fizike.

Mësimdhënia

 

2009 – 2012

Pedagog i jashtem prane Kolegjeve Universitare “Medicom”
Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise per lendet: Rehabilitimi kardiopulmonar, Rehabilitimi ne traumatologjine sportive, Elektro-terapia ne Fizioterapi

 

 

2010 – 2012

Pedagog i jashtem prane Universitetit Amerikan te Tiranes (UAT)
Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise per lendet: Rehabilitimi kardiopulmonar, Rehabilitimi ne traumatologjine sportive.

 

 

 

2013 – 2014

Pedagog i jashtem prane Universitetit privat “Kristal”
Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise per lendet: Rehabilitimi kardiopulmonar, Rehabilitimi ne traumatologjine sportive, Rehabilitimi ne ortopedi.

 

2010 – 2012
Pedagog i brendshem prane Universitetit “Zoja e Keshillit  te Mire” 
Mesimdhenie ne degen e Fizioterapise, organizim i leksioneve dhe seminareve. Lendet: Shkencat Rehabilituese, Rehabilitim i pacienteve me djegie dhe transplant, Shkencat Infermieristike, etj.

Themelues dhe anetar i shoqates universitare “Studenti Laureati”

 

2017-2021
Pedagog i jashtem prane universitetit privat ‘Aldent” i akredituar.

Mesimdhenie prane deges se bachelor ,rehabilitimi i pacientit neurologjik

Mesimdhenie prane deges master shkencor,rehablitimi ne ortopedi.Terapia fizike

Universiteti “Aldent”

 

2019-2022
Pedagog i brendshem/jashtem prane universitetit privat ‘Albanian University’

Pedagog i jashtem prane universitetit privat ‘Albanian University’

Mesimedhenie prane deges bachelor,rehabilitimi i pacientit neurologjik

Mesimdhenie prane deges master profesionale ‘Terapi Manuale’

 

 

2021
As/Lektor

 Universiteti i Sporteve te Tiranes

Mesimdhenie prane Fakultetit te Shkencave te Rehabilitimit moduli ‘Rehabiltimi i Aparatit lokomotor’

Mesimdhenie prane Fakultetit te Levizjes moduli ‘Traumatologji Sportive’

 

Puna kërkimore

PREVENTION OF INDIRECT MUSCLE INJURIES: MULTIDISCIPLINARY INSTRUMENTAL DIAGNOSTICS, SPORTS GNATHOLOGY, DENTAL POSTUROLOGY IN SPORT PREVENÇÃO DE LESÕES MUSCULARES INDIRETAS: DIAGNÓSTICO INSTRUMENTAL MULTIDISCIPLINAR, GNATOLOGIA DO ESPORTE, POSTUROLOGIA ODONTOLÓGICA NO ESPORTE Ilvi Begolli1* , Jacopo Cecarelli2 , Greta Colaiacovo2 , Antonio Imeneo2,3 , Manuel Lucarelli2 , Denis Paolozzi4 , Giulio Rattazzi2 , Rev Ciên Saúde 2020;5(3):77-86

 

MENAXHIMI FIZIOTERAPEUTIK I PACIENTËVE

TË HOSPITALIZUAR NË PAVIONET COVID

Enea Miho1,2, Endri Thanasaj1,2, Endrit Mone1,2, Roen Xhaferaj1,2, Najada Çomo3

,Ermira Zeçishti1,2, Ilvi Begolli1,2

1Klinika e Rehabilitimit Fizioterapeutik QSUT

2Njësia e Rehabilitimit të Sëmundjeve të Brendshme

3 Shërbimi i Sëmundjeve Infektive

Volume 6 ▪ Number 1 ▪ 2022 fq 30-36 Number 1, Volume 6, 2022 ISSN print: 2521-0319; ISSN online: 2521-0327

 

“Klasifikimi Nderkombetar i Funksionit, Aftesise se Kufizuar dhe Shendetit”

 Botim i mundesuar nga Organizata Boterore e Shendetesise. Tirane, 2012

 

Kontakto

  • Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Albania

  • Telephone+355 4 2226652

  • email fshr@ust.edu.al

Njësitë kryesore

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
  • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Kërko

©2021 Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit ALL RIGHTS RESERVED KemiNet & iRegister

Follow us