FSHR
  • Office 365 Login
  • Login në Portal
  • Albanian
  • English
  • Fakulteti
    • Rreth Fakultetit
    • Rregulloret
    • Dekani
    • Zv. Dekani
    • Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
      • Rreth Njësisë
      • Rregullorja
      • Raportet
    • Zyra e Këshillimit, Informimit e Orientimit të Studentëve
      • Rreth Zyrës
      • Informacione
  • Departamentet
    • Departamenti i Shkencave Biomjeksore dhe Humane
    • Departamenti i Kineziologjisë
    • Departamenti i Rehabilimit
  • Programet
    • Bachelor
    • Master Profesional
    • Master Shkencor
    • Doktoratura
  • Studentët
    • Pranime
    • Rregullore
    • Njoftime
    • Datat e provimeve
    • Orari
    • Kuotat, tarifat dhe formularët
    • Alumni

Msc. Jonida Peppo

Departamenti i Shkencave Biomjekësore dhe Humane

Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

jpeppo@ust.edu.al     

  • Short Bio
  • Fusha e interesit kërkimor
  • Mësimdhënia
  • Puna kërkimore

Short Bio

Znj. Jonida Peppo ka lindur në Tiranë më 21.05.1989. Ka kryer studimet universitare të ciklit “Bachelor” dhe “Master Shkencor në Psikologji Klinike” pranë FSHS-së të UT-së nga viti 2008 deri në 2013. Studimet e saj në ciklin “Master” janë plotësuar me ndjekjen e një semestri gjatë vitit akademik 2012-2013 në Universitetin e Leuven, Belgjikë në kuadër të programit Erasmus dhe me formimin e mëtejshëm universitar të përfunduar në ciklin e studimeve “Master Profesional në Pedagogji të Specializuar Sociale” në vitin 2021. Nga muaji Shtator 2022, është duke ndjekur programin e Doktoraturës në Shkenca Sociale pranë FSHS-së të UT-së në fushën e kërkimit: Psikologji.

 

Ka filluar angazhimin profesional si Specialiste pranë Qendrës së Karrierës në UT në vitin 2013. Në vitin 2018, angazhimi i saj profesional vijon si Përgjegjëse e Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) duke mbuluar zhvillimin e kurrikulës në fushën e arsimit parauniversitar,  përfshirë edhe kurrikulën në fushën e edukimit fizik.

Znj. Peppo është licensuar si Trajnere Ndërkombëtare në fushën e Këshillimit Profesional në vitin 2019.

Aktivitetin e saj akademik e ka filluar si asistent-lektore me kohë të pjesshme në vitin 2013. Ka vijuar mësimdhënien si lektore me kohë të pjesshme deri në vitin 2018 pranë Departamentit Psikologji-Pedagogji të FSHS-së të UT, duke përfshirë mësimdhënien e kurseve: Psikologji Zhvillimi dhe Këshillimi i Karrierës. Nga viti 2021, është lektore me kohë të plotë në UST. 

Fusha e interesit kërkimor

Znj. Peppo është pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore ndërkombëtare. Fusha e saj e interesit kërkimor përfshin studimin e lidhjes së njohurive psikologjike me sportin.

Mësimdhënia

  • Psikologjia e Njeriut,
  • Psikologjia e Zhvillimit,
  • Psikopatologji

Puna kërkimore

Puna e saj kërkimore fokusohet në studimin e ndikimit të sportit në reduktimin e sjelljeve bulliste tek adoleshentet, marrëdhënien ndërmjet aktivitetit fizik dhe reduktimit të ankthit dhe stresit, dhe rolin e ankthit në performancën sportive përpara kompeticioneve sportive.

Kontakto

  • Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë, Albania

  • Telephone+355 4 2226652

  • email fshr@ust.edu.al

Njësitë kryesore

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit
  • Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit

Kërko

©2021 Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit ALL RIGHTS RESERVED KemiNet & iRegister

Follow us